Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro
Rruga Durrës-Kukës do t‘i
kushtojë shtetit shqiptar
1.5 miliardë euro. Nga
llogaritjet e fundit, rezulton se
kostoja totale që ishte planifi -
kuar për rrugën ndërlidhëse të
Shqipërisë dhe Kosovës është
dyfishuar. Në muajin tetor të
vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve
të organit të akuzës, rruga
kushtonte rreth 1 miliardë e 25
milionë euro, ndërsa dëmi ishte
230 milionë euro. Por fondet e
akorduara kanë rritur koston e
rrugës, e cila ka shkuar në shifra
stratosferike. Kur duhen edhe
100 ditë nga zgjedhjet parlamentare,
rruga "patriotike" ka marrë
pjesën më të madhe të buxhetit
të shtetit. Kontrata "Projekto
dhe ndërto" duket se nuk ka
qenë frytdhënëse për shtetin
shqiptar, pasi fi rmat zbatuese të
vendimeve të qeverisë dhe Ministrisë
së Transporteve po hasin
shumë vështirësi në terren për
rrugën. Ndërkohë, prokuroria
thotë se çmimet e punimeve për
rrugën janë rritur pas raportit
të ekspertëve kontabël. Nëse
hapet shqyrtimi gjyqësor dhe
gjykata vendos disa ekspertë
për vlerësimin e dëmit, atëherë
kostoja dhe dëmi i llogaritur
mund të shumëfi shohet, si pasojë
e një kontrate në dëm të
shtetit shqiptar. Firma zbatuese
e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash,
sipas organit të akuzës,
është favorizuar nga qeveria. Të
gjitha punimet e saj paguhen
më tepër sesa fi rmat e tjera që
punojnë në segmente të tjera të
rrugës Durrës-Kukës.
Projekto dhe ndërto
Nga hetimi është provuar
se në tremujorin e parë të vitit
2006, ministrit të Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit,
Lulzim Basha, i është
paraqitur në rrugë informale
një propozim i pa kërkuar nga
kompania "Bechtel-Enka" për
mënyrën e ndërtimit me ritme të
përshpejtuara të segmentit rrugor
Rrëshen-Kalimash nëpërmjet
aplikimit të një kontrate
"Projekto e ndërto", në bazë të
çmimeve për njësi të fiksuara.
Sipas prokurorisë, janë zhvilluar
disa takime bilaterale ndërmjet
përfaqësuesve të shoqërisë
"Bechtel-Enka" dhe ministrit
Lulzim Basha, për të diskutuar
këtë propozim të pa kërkuar. Në
vazhdim, bazuar në propozimin
e ministrit të Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit,
Lulzim Basha, Këshilli
i Ministrave ka miratuar VKM
nr. 481, datë 14.06.2006, "Për
lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme
të Rrugëve të përdorë procedurën
e prokurimit të hapur
ndërkombëtar, për ndërtimin
me ritme të përshpejtuara të
segmentit Rrëshen-Kalimash
të autostradës Durrës-Kukës-
Morinë". Nga negocimi i kryer
janë pranuar çmime për njësi
pa një analizë strukturë kostoje
dhe shumë më të larta se
çmimet për njësi të miratuara
dhe të përdorura nga Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve për
ndërtime rrugësh, me fonde
buxhetore në vendin tonë gjatë
vitit 2006. Në konkluzionet e
paraqitura nga ekspertët e caktuar
nga prokuroria, janë krahasuar
çmimet për 25 zëra punimesh
të aplikuara në kontratën
e lidhur me shoqërinë "Bechtel-
Enka", me çmimet e të njëjtave
zëra punimesh të aplikuara në
kontratat e lidhura nga Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve me
shoqëritë që po ndërtojnë segmentet
rrugore nga Kalimashi
në Morinë. Nga krahasimi rezulton
se çmimet për njësi të
zërave të aplikuara në kontratën
e lidhur me shoqërinë "Bechtel-
Enka" janë shumë më të larta.
Nga shumëzimi i diferencës
së çmimeve për njësi me volumet
e punës të parashikuara
sipas projektit përfundimtar
për rrugën Rrëshen-Kalimash,
rezulton se shoqëria "Bechtel-
Enka" është favorizuar me një
shumë prej 114851604 eurosh
krahasuar me shoqëritë që po
ndërtojnë segmentet e rrugës
në vazhdim, pra nga Kalimashi
deri në Morinë.
Favorizimet
Sipas prokurorisë, mosnxjerrja
e një urdhri nga ministri
Lulzim Basha në zbatim të pikës
1, germa "dh" dhe pikës 2 të
VKM nr. 481, datë 14.06.2006, ka
lejuar shoqërinë "Bechtel-Enka"
të vendosë në kontratë çmimet
për njësi që ka dashur vetë, duke
shmangur negocimin e tyre me
palën shqiptare. Projekt-kontrata
është dërguar për miratim në
Këshillin e Ministrave nga ministri
Lulzim Basha, më datën
25 shtator 2006. Në relacionin
shoqërues, të përgatitur nga
shtetasi Andi Toma dhe të fi rmosur
nga ministri Lulzim Basha,
paraqiten rrethana të rreme në
lidhje me faktin se ndërmjet kujt
janë zhvilluar negociatat, si dhe
në lidhje me negocimin e çmimeve
për njësi. Lidhur me faktin
se ndërmjet kujt janë zhvilluar
negociatat, në relacion thuhet:
"Në këto negociata të zhvilluara
në Londër dhe Tiranë, të drejtuara
nga konsulenti ‘Ecorys‘, me
pjesëmarrjen e përfaqësuesve
të MPPTT-së dhe DPRR-së, u
morën parasysh eksperiencat e
mëparshme të kontratave të ngjashme
të zbatuara në vendet e rajonit,
si në Rumani e Kroaci, si dhe
raportet e vlerësimit të ekspertëve
të pavarur mbi nivelin e besueshmërisë
dhe saktësisë së çmimeve".
Pra, sipas akuzës, paraqitet situata
sikur negociatat janë zhvilluar
ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë
dhe Drejtorisë së Përgjithshme
të Rrugëve, nën drejtimin e
konsulentit. Në fakt, nga hetimi
është provuar e kundërta, që negociatat
janë zhvilluar ndërmjet
konsulentëve, "Ecorys Group" dhe
shoqërisë "Bechtel-Enka", ndërsa
dy përfaqësues të palës shqiptare,
vetëm kanë asistuar konsulentin
Ecorys Group gjatë periudhës së
negocimit.
kushtojë shtetit shqiptar
1.5 miliardë euro. Nga
llogaritjet e fundit, rezulton se
kostoja totale që ishte planifi -
kuar për rrugën ndërlidhëse të
Shqipërisë dhe Kosovës është
dyfishuar. Në muajin tetor të
vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve
të organit të akuzës, rruga
kushtonte rreth 1 miliardë e 25
milionë euro, ndërsa dëmi ishte
230 milionë euro. Por fondet e
akorduara kanë rritur koston e
rrugës, e cila ka shkuar në shifra
stratosferike. Kur duhen edhe
100 ditë nga zgjedhjet parlamentare,
rruga "patriotike" ka marrë
pjesën më të madhe të buxhetit
të shtetit. Kontrata "Projekto
dhe ndërto" duket se nuk ka
qenë frytdhënëse për shtetin
shqiptar, pasi fi rmat zbatuese të
vendimeve të qeverisë dhe Ministrisë
së Transporteve po hasin
shumë vështirësi në terren për
rrugën. Ndërkohë, prokuroria
thotë se çmimet e punimeve për
rrugën janë rritur pas raportit
të ekspertëve kontabël. Nëse
hapet shqyrtimi gjyqësor dhe
gjykata vendos disa ekspertë
për vlerësimin e dëmit, atëherë
kostoja dhe dëmi i llogaritur
mund të shumëfi shohet, si pasojë
e një kontrate në dëm të
shtetit shqiptar. Firma zbatuese
e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash,
sipas organit të akuzës,
është favorizuar nga qeveria. Të
gjitha punimet e saj paguhen
më tepër sesa fi rmat e tjera që
punojnë në segmente të tjera të
rrugës Durrës-Kukës.
Projekto dhe ndërto
Nga hetimi është provuar
se në tremujorin e parë të vitit
2006, ministrit të Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit,
Lulzim Basha, i është
paraqitur në rrugë informale
një propozim i pa kërkuar nga
kompania "Bechtel-Enka" për
mënyrën e ndërtimit me ritme të
përshpejtuara të segmentit rrugor
Rrëshen-Kalimash nëpërmjet
aplikimit të një kontrate
"Projekto e ndërto", në bazë të
çmimeve për njësi të fiksuara.
Sipas prokurorisë, janë zhvilluar
disa takime bilaterale ndërmjet
përfaqësuesve të shoqërisë
"Bechtel-Enka" dhe ministrit
Lulzim Basha, për të diskutuar
këtë propozim të pa kërkuar. Në
vazhdim, bazuar në propozimin
e ministrit të Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit,
Lulzim Basha, Këshilli
i Ministrave ka miratuar VKM
nr. 481, datë 14.06.2006, "Për
lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme
të Rrugëve të përdorë procedurën
e prokurimit të hapur
ndërkombëtar, për ndërtimin
me ritme të përshpejtuara të
segmentit Rrëshen-Kalimash
të autostradës Durrës-Kukës-
Morinë". Nga negocimi i kryer
janë pranuar çmime për njësi
pa një analizë strukturë kostoje
dhe shumë më të larta se
çmimet për njësi të miratuara
dhe të përdorura nga Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve për
ndërtime rrugësh, me fonde
buxhetore në vendin tonë gjatë
vitit 2006. Në konkluzionet e
paraqitura nga ekspertët e caktuar
nga prokuroria, janë krahasuar
çmimet për 25 zëra punimesh
të aplikuara në kontratën
e lidhur me shoqërinë "Bechtel-
Enka", me çmimet e të njëjtave
zëra punimesh të aplikuara në
kontratat e lidhura nga Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve me
shoqëritë që po ndërtojnë segmentet
rrugore nga Kalimashi
në Morinë. Nga krahasimi rezulton
se çmimet për njësi të
zërave të aplikuara në kontratën
e lidhur me shoqërinë "Bechtel-
Enka" janë shumë më të larta.
Nga shumëzimi i diferencës
së çmimeve për njësi me volumet
e punës të parashikuara
sipas projektit përfundimtar
për rrugën Rrëshen-Kalimash,
rezulton se shoqëria "Bechtel-
Enka" është favorizuar me një
shumë prej 114851604 eurosh
krahasuar me shoqëritë që po
ndërtojnë segmentet e rrugës
në vazhdim, pra nga Kalimashi
deri në Morinë.
Favorizimet
Sipas prokurorisë, mosnxjerrja
e një urdhri nga ministri
Lulzim Basha në zbatim të pikës
1, germa "dh" dhe pikës 2 të
VKM nr. 481, datë 14.06.2006, ka
lejuar shoqërinë "Bechtel-Enka"
të vendosë në kontratë çmimet
për njësi që ka dashur vetë, duke
shmangur negocimin e tyre me
palën shqiptare. Projekt-kontrata
është dërguar për miratim në
Këshillin e Ministrave nga ministri
Lulzim Basha, më datën
25 shtator 2006. Në relacionin
shoqërues, të përgatitur nga
shtetasi Andi Toma dhe të fi rmosur
nga ministri Lulzim Basha,
paraqiten rrethana të rreme në
lidhje me faktin se ndërmjet kujt
janë zhvilluar negociatat, si dhe
në lidhje me negocimin e çmimeve
për njësi. Lidhur me faktin
se ndërmjet kujt janë zhvilluar
negociatat, në relacion thuhet:
"Në këto negociata të zhvilluara
në Londër dhe Tiranë, të drejtuara
nga konsulenti ‘Ecorys‘, me
pjesëmarrjen e përfaqësuesve
të MPPTT-së dhe DPRR-së, u
morën parasysh eksperiencat e
mëparshme të kontratave të ngjashme
të zbatuara në vendet e rajonit,
si në Rumani e Kroaci, si dhe
raportet e vlerësimit të ekspertëve
të pavarur mbi nivelin e besueshmërisë
dhe saktësisë së çmimeve".
Pra, sipas akuzës, paraqitet situata
sikur negociatat janë zhvilluar
ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë
dhe Drejtorisë së Përgjithshme
të Rrugëve, nën drejtimin e
konsulentit. Në fakt, nga hetimi
është provuar e kundërta, që negociatat
janë zhvilluar ndërmjet
konsulentëve, "Ecorys Group" dhe
shoqërisë "Bechtel-Enka", ndërsa
dy përfaqësues të palës shqiptare,
vetëm kanë asistuar konsulentin
Ecorys Group gjatë periudhës së
negocimit.