E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy personave, sulmuan mjetin e policisë

Një makinë e forcave të policisë
së kryeqytetit u dëmtua pjesërisht,
pasi dy persona ushtruan
dhunë ndaj mjetit dhe shërbimeve
të Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Ngjarja
ndodhi dy net më parë dhe të
arrestuarit janë Erald Kuçuku, 25
vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më
parë për "vjedhje", "kundërshtim
të punonjësit të policisë", "shkatërrim
prone" dhe "kanosje", si dhe
Florindo Satka, 21 vjeç, banues
në Tiranë, i padënuar më parë.
"Ndalimi i tyre u krye sepse gjatë
shoqërimit për në komisariat kanë
kundërshtuar, goditur dhe fyer dy
punonjës policie gjatë ushtrimit të
detyrës. Po ashtu, Erald Kuçuku, ka
thyer xhamin e automjetit të policisë",
deklaroi zyrtarisht Drejtoria
e Policisë së Tiranës. Pas arrestimit,
që të dy të rinjtë, përballen me
akuzat për konsumim të veprave
penale të "shkatërrimit të pronës",
"kundërshtimit të punonjësit të
policisë së rendit publik", "goditjes
për shkak të detyrës" dhe të "fyerjes
për shkak të detyrës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›