E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk paguan për fëmijët, dënohet me 20 ditë burg

Nuk pranon të paguajë detyrimet për rritjen e
fëmijëve pas divorcit, dënohet me 20 ditë burg.
Burime zyrtare nga policia e Beratit pohojnë se Thoma
Bushi, lindur dhe banues në lagjen "11 Janari" në qytetin
e Kuçovës, është arrestuar pasditen e së premtes,
për akuzën "mos dhënies së mjeteve për jetesë" për
fëmijët e tij. Mësohet se 45-vjeçari kishte disa kohë
që ishte divorcuar nga e shoqja, dhe gjykata kishte
caktuar një shumë mujore që ai duhet të paguante për
rritjen e dy fëmijëve, të cilët i ishin besuar gruas. Pas
vonesave të zgjatura në pagesa, ish-gruaja e ka denoncuar
dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal. Gjykata e
Shkallë së Parë e ka shpallur fajtor dhe është dënuar
me 20 ditë burg. Pas këtij vendimi dhe zbardhjes së
tij, uniformat blu e kanë arrestuar në banesën e tij në
Kuçovë, për të vuajtur dënimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›