Bulqize dita e 18 e greves

Të enjten regjistrohet dhe dita e 18 e nisjes së grevës së urisë nga 13 minatorët në Bulqizë.
Ata janë ngujuar në nivelin e 14-të të galerisë së gromit dhe nuk lejojnë asnjë komunikim me jashtë. Përfaqësues të mintorëve që gjenden jashtë grevës kërkojnë rritje me 20 për qind të pagës dhe veç kësaj kanë kërkesa për kushtet e punës, ato të sigurisë dhe investimeve në galeri, kryesisht për pjesën nga niveli i 16-të deri në atë të 20-të.Ndërkohë drejtues të kompanisë që ka me koncesion minierën e Bulqizës shprehen të gatshëm për të plotësuar kërkesat, por kërkojnë që gjithçka të negociohet. Këtu ka lindur dhe konflikti, pasi grevistët kërkojnë që takimi të zhvillohet në galeri ose në Bulqizë, por drejtues të kompanisë i presin ata në Peshkopi ose Tiranë.
Ende nuk ka një marrveshje për këtë dhe për këtë arsye ka mbi dy ditë që negociatat dështojnë. Ndërkohë, lidhur me kërkesën financiare një tjetër drejtues i sindikatave ka kërkuar rritje me 40 për qind të pagave.
Florian Papadhimitri