Mos hyni në Shqipëri se bëheni automatikisht turistë
Siç raporton e përditshmja Shekulli, në pikën kufitare të Morinës në Kukës kanë hyrë për dy ditë mbi 15 mijë kosovarë, të cilët kanë pasur si destinacion Ulqinin. Megjithatë ata janë llogaritur si turistë në Shqipëri. Kryeministri ynë flet për çdo njeri që hyn në Shqipëri si turistë. Për çudi, as ai dhe asnjë zyrtar tjetër nuk na thonë se sa qëndrojnë në Shqipëri këta njerëz, ku e kanë destinacionin, sa janë kosovarë, sa janë maqedonas, sa grekë, italianë, gjermane e më radhe.