E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM te nxirren minatoret nga greva

Policia duhet të ndërhyjë për të nxjerrë me forcë minatorët grevistë në Bulqizë. Kjo është kërkesa zyrtare që ka bërë, gjatë së enjtes, kreu i Repartit të Inspektim Shpëtimit në Miniera, pasi ka parë nga afër gjendjen e galerisë ku janë ngujuar 13 minatorë.

Sajmir Zekaj, Drejtori i Përgjithshëm, RISHM, thotë se duhet të ndërhyjë urgjentisht për të  garantuar sigurinë e jetës së njerzve aty dhe për sigurinë e minierës që është pasuri kombëtare. E për këtë kanë ngritur dhe padi në autoritetet përkatëse.

Kushtet ekstreme në të cilat gjenden grevistët dhe përkeqësimi i vazhdueshëm kanë krijuar një situatë krejt të pasigurtë në nivelin e 14-të.

Zekaj thotë se çdo ditë që kalon,  pasojat janë të paparashikueshme e situata është shumë  e rrezikshme.

Gjatë kësaj javë drejtues të RISHM kanë kërkuar të kontaktojnë dhe negociojnë me grevistët por pavarsisht se janë afruar deri në nivelin e 14-të nuk kanë mundur të flasin me ta. Të gjitha rrugët e komunikimit mes nivelit të 13-të dhe 14-të janë mbyllur qëllimisht.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›