Bulqizë, familjet e minatorëve në mjerim, blejnë ushqimet me listë
BULQIZË- Shumë familjesh minatorësh në Bulqizë, nuk do ta festojnë ditën e Fiter Bajramit, për shkak të pamundësisë ekonomike.
Shumë prej këtyre familjarëve pohojnë se prej afro 60 ditësh nuk paguhen nga firma ACR dhe lista e borxheve në dyqane mund të ketë kaluar shifrën e 1 milionë lekëve të vjetra.
Si rrjedhojë edhe tregtarët kanë nisur të mos u japin më ushqime pa marrë pagesën në dorë. Kjo situatë vlen edhe për blerjen e produktit kryesor të tavolinës shqiptare, bukën.
NEWS24 ka vëzhguar varfërinë që ka mbërhyer dy prej këtyre familjeve në Bulqizë. Luan Laçi, mbështetës i protestës së minatorëve, i dhunuar pak ditë më parë nga forcat policore, pas kurimit në spitalin e Bulqizës, qëndron ende në shtëpi, i shtrirë në shtrat.
“Atë ditë isha këtu tek shtëpia, kur policia filloi duke rrahur punëtorët edhe e kisha gruan time atje. Unë duke i parë, sa hyra atje më kapi policia, për të më rrahur edhe mua. Më goditën me shkopinj edhe me grushte”,- shprehet minatori i dhunuar, Luan Laçi.
Ndërsa, bashkëshortja e tij, punonjëse e ACR, shprehet se ndonëse ka vite që punon në minierë nuk ka mundësi financiare për ë bërë festën e Bajramit.
“Nuk jemi paguar nga dy muaj, të shkosh në dyqan kemi nga 400 mijë lekë borxh, pas tre netësh vjen edhe festa e Bajramit dhe nuk kam me se ta festoj, vetëm me hy borxh prap. Tani edhe dyqanet, nuk të japin borxh, pasi po të kesh kaluar 500 mijë lekëshin, nuk të japin borxh më”,- rrëfen punonjësa e ACR, Hidije Laçi.
Një situatë edhe më e keqe financiare, ka mbërthyer familjen e minatorit Adem Hoxha. Pesë anëtarët e kësaj familjeje, mbajnë frymën gjallë vetëm me një ndihmë ekonomike.
“Nuk kam asnjë të ardhur, vetëm 40 mijë lekë përkrahje marr. Pa rrogë, pa asgjë, kam 600 mijë lekë borxh në dyqane dhe nuk na japin më”,- qan hall, kryefamiljarja Valentina Hoxha.
Ndërkaq, shumë fëmijë të tjerë në Bulqizë gjenden përditë duke mbledhur krom nëpër stoqe, një mënyrë kjo për të nxjerrë kafshatën e gojës.
Ndërkohë që protestat në minierën e Bulqizës do të vazhdojnë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)