Fier, 2 persona vrasin me thikë kambistin, njëri nga autorët tenton vetëvrasjen
FIER- Një grabitje që ka përfunduar në vrasje ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur reth orës 19:00 në qendër të qytetit.
Burime policore nga dëshmitë paraprake bëjnë me dije se kambisti 55-vjecar Etem Spahiu, është qëlluar me thikë nga një 28-vjecar, i cili pasi është futur në pikën e tij të këmbimit valutor, nën kërcënimin e thikës është përleshur dhe më pas ka goditur me 4 thika në trup 55-vjecarin .
Autori i krimit i identifikuar si Artur Bushi, nga Roskoveci ka tentuar të largohet nga vendngjarja, duke mbajtur në shpinë dhe cantën me shumën e afro 50 milionë lekëve.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje, ndërkohë që ka mundur të neutralizojë dhe të rrethojë autorin pas godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, në kodër të lagjes ‘1 Maj’ ku kërcënonte se do të vetëvritej, duke mbajtur në fyt thikën me të cilën kishte kryer edhe vrasjen.
Për më shumë se 1 orë policia ka negociuar me autorin, ndërkohë që në negociata u përfshinë dhe 2 vëllezërit e tij. Për një cast autori është shpërqëndruar, moment që u shfrytezua
nga një specialist i FNSH-së që ka neutralizuar 28-vjecarin nga Roskoveci .
Policia ka shoqëruar për në ambientet e saj edhe dy vëllezërit e autorit të ngjarjes, pas sulmit që i bënë një operatori lokal, duke i thyer kameren.
Në vrasjen e kambistit dyshohet të jetë i përfshirë dhe një person i dytë, për të cilin policia po vijon hetimet. Viktima e sulmit të sotëm, pak muaj më parë i shpëtoi një sulmi të ngjashëm.
Asokohe ai u qëllua me thikë pas shpine, por mundi t’u mbijetojë plagëve. Ende nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ngjarja e sotme tronditi banorët e qytetit, të cilët e ndoqën nga afër skenën e kapjes së autorit të krimit.
(e.m/BalkanWeb)