Fier, 2 persona vrasin me thikë kambistin, njëri nga autorët tenton vetëvrasjen
FIER- Një grabitje që ka përfunduar në vrasje ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Fierit. Si pasojë një 55-vjecar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur reth orës 19:00 në qendër të qytetit.
Burime policore nga dëshmitë paraprake bëjnë me dije se kambisti 55-vjecari Etem Spahiu, është qëlluar nga dy persona, të cilët pasi janë futur në dyqanin e tij nën kërcënimin e thikës janë përleshur dhe e kanë grabitur dhe më pas e kanë goditur.
Dy autorët e krimit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia është vënë menjëherë të dy autorëve, ndërkohë që ka mundur të nutralizojë dhe të rrethojë njërin nga autorët e krimit. Për më shumë se 1 orë policia ka negociuar me autorin 33-vjecar, i cili kërcënonte se do të vetëvritej me thikë.
Policia ka mundur ta bindë 33-vjecarin që të dorëzohej, duke e arrestuar. Policia po tenton të arrestojë autorin tjetër të krimit.
Mësohet se 55-vjecari është plagosur nga disa persona të panjohur katër muaj më parë, por ende nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
(e.m/BalkanWeb)