E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet kazinoja. Dy agresoret kercenuan me arme

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur nje pike lojrash fati mbremjen e se shtunes. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, pak minuta para se të hynte e diela, tek një kazino e cila gjendet tek sheshi “Rilindja” në vendin e quajtur “Zogu i Zi”. Kanë qenë dy persona te cilet nen kercenimin e armeve kanë arritur të marrin xhiron e kazinose.

• Vjedhjet me dhunë- kryesojnë listën e krimeve në Tiranë

Menjëherë pas grabitjes, autorët janë zhdukur në drejtim të paditur ndersa në vendin e ngjarjes mbërriten forca të shumta policore. Sipas te dhenave me te fundit forcat blu kane arritur te sigurojne shenja gishterinjsh, por edhe deshmite e personave te cilet kane qene te pranishem gjate momentit te grabitjes.

Deri me tani ende nuk dihet shuma e te hollave te marra nga agresoret ndersa policia kjo dhe per shkak te hetimeve nuk ka dhene detaje te tjera mbi identittetin e dy grabitesve te cilet mendohet se jane moshe e re.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›