E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, Sejdiu: Janë pozitive

Ndryshimet në Qeveri janë pozitive kundrejt sfidave të reja me të cilat përballet Kosova. Kështu u shpreh Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, duke komentuar ndërrimin e gjashtë ministrave, tre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tre nga Partia Demokratike, duke shtuar se gjithmonë ka hapësirë për një qeverisje më të mirë dhe për më shumë demokraci.

“Dëshiroj të çmoj përpjekjet e partnerëve të koalicionit dhe të qeverisë si tërësi që të ketë një formacion që do të marrë obligime plus shtesë në sfidat që ka Kosova para vetës që janë drejtpërdrejtë punë e qeverisë. Me këtë rast unë dua të kem një vlerësim të mirë edhe për punën e njerëzve që kanë bërë deri tash. Ne nuk kemi mbërri zenitin në kuptimin e vendit për të arritur nivelet më të larta të demokracisë, sikurse shumë vende të tjera të rajonit që nuk e kanë bërë këtë, dhe them gjithmonë se askush nuk i ka vënë pikë kërkesës për qeverisje më të mirë dhe për më shumë demokraci”, tha Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.

Presidenti Sejdiu që njëkohësisht mban edhe postin e kryetarit të ngrirë të LDK-së, mohoi të ketë qenë i përfshirë në ndryshimin e ministrave të partisë së tij dhe në emërimin e pasuesve të tyre. “Nuk jam pjesë as e emërimeve e as e shkarkimeve”, vijoi ai.

Ministrave të shkarkuar nga LDK-ja dhe PDK-ja nuk u është komunikuar asnjë arsye për zëvendësimin e tyre, veprim i cili ishte pjesë e riformatimit të Qeverisë së Kosovës, ndërkohë disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësi rreth vendimit të marrë nga kryetarët e partive nga të cilët kanë kërkuar arsyet e shkarkimit.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›