E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Bashkimi Europian, rrezikon të përçahet

Gjermani-  Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Europian paralajmeroi rrezikun që i kanoset zonës euro, që mund të çojë deri në një ndarje të BE-së.

Gjatë fjalimit që mbajti Barroso në Berlin, në takimin Fjalim për europën e Lirë theksoi se Europa është në krizë, dhe ndodhet përballë vendimit nëse do të shpërbëhet Bashkimi Europian apo do të vazhdojë të ekzistojë.

Një union i përçarë nuk do të funksiononte- u shpreh Jose M.Barroso.

“Nje krisje ne Eurozone apo ne Bashkimin Europian do të kushtonte rreth 50% të GDP në fazen fillestare. Dhe vetëm Prodhimi i Brëndshem Bruto i Gjermanisë do të tkurrej me 3%, ajo do të humbiste 1 milionë vende pune nëse zona e Euros do të rrudhej në e një grusht shtetesh anëtare”- u shpreh Barroso.

Nga ana tjetër reagoi Jean-Claude Juncker, shef i grupit të eurozonës, i cili u shpreh se euro nuk ndodhet aspak në një krizë, aq sa të mendohet për shpërbërje të eurozonës. Ai pranoi problemet me borxhet që kanë disa vende, por sipas tij euro është akoma e fortë ti bëjë ballë këtyre presionëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. G20, referendumi grek “kryefjala” e takimit
  2. Krizë financiare, « Uikiliks » rrezikon të mbyllet
  3. Lindsey Lohan rrezikon 1 vit burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›