I ndahen prindërit, var veten në dhomën e gjumit 15-vjeçari
KURBIN – Var veten gjimnazisti i vitit të parë. Trupi i tij i pajetë u gjet në dhomën e gjumit nga e motra, së cilës i ka rënë të fikët sapo ka parë skenën tronditëse.
Shkak për vetëflijimin e 15-vjeçarit V.Voci, sipas policisë së Laçit dyshohet të jetë bërë divorci i prindërve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit të Laçit. Adoleshenti, nxënës në shkollën e mesme “At Shtjefën Gjeçovi” është kthyer nga mësimi të mërkurën dhe ka hyrë drejt dhomës së gjumit, duke zbatuar me përpikmëri synimin që i kishte vënë vetes. Sipas policisë së Kurbinit, ai kishte marrë çarçafin, e ka lidhur në traun e banesës së tij në katin e tretë duke krijuar lakun prej të cilit gjeti vdekjen. Personi i parë që e ka gjetur trupin pa jetë ka qenë e motra binjake e viktimës. Ajo ka nisur të thërrasë për ndihmë, por sapo ka dalë në derë ka humbur ndjenjat si pasojë e tronditjes. Fqinjët i kanë shkuar në ndihmë vajzës, e cila sapo është përmendur u ka kërkuar të shpëtojnë vëllain e saj. Dëshmitarët thanë se, në momentin kur u gjet nga e motra, ai ishte në shenjat e fundit të jetës, por në kohën kur ata kanë nxituar t’i heqin lakun nga qafa ai kishte vdekur. Sipas policisë dy muaj më parë, prindërit e tij ishin ndarë, ndonëse jo me vendim gjykate dhe duket se ka ndikuar në qëllimin ekstrem të vetëflijimit. r.n