Policia e Kosovës merr kontrollin e kufirit me Malin e Zi
PRISHTINE- NATO i trasferoi policisë së Kosovës përgjegjësinë për kontrollin e kufirit me Malin e Zi në një gjatësi prej afro 80 km. Marrja e përgjegjësive u bë përmes një ceremonie zyrtare të zhvilluar dje në kampin Villaggio Italia” të KFOR-it në Pejë, ku dhe u nënshkrua marrëveshja përkatëse.
Policia e Kosovës tashmë ka marrë kontrollonin e kufirit me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Me këtë të fundit mbetet e hapur çështja e shënimit të kufirit, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, pritet të përfundojë shumë shpejt, në bazë të hartave që kanë ekzistuar para vitit 1999. Por, çështja më e diskutueshme mbetet ajo e përcaktimit të kufirit me Serbinë, e cila vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës Autoritetet në Prishtinë thonë se kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar e të pandryshueshëm dhe se Kosova është njohur si e pavarur në kufijtë e saj aktual.
Zyrtarët serbë thonë ndërkaq se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka asnjë arsye që të diskutojë çështjen e përcaktimit të vijës kufitare.
Menaxhimi i kufijve është një prej kritereve për proceset integruese të të dyja vendeve.
(s.g/BalkanWeb)