E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, konflikt me armë për kromin

Një konfikt me armë është regjistruar disa minuta më parë në minierën e Bulqizës. Sipas burimeve zyrtare nga Bulqiza, të shtënat janë regjistruar në galerinë D të minierës.
Burimet konfirmojnë se në konflikt janë përfshirë dy grupe që punojnë për shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë të minierës.
Ndërkaq, të tjera burime zyrtare konfirmojnë se për pasojë të konfliktit nuk ka persona të plagosur.
Drejt vendin të ngjarjes është nisur një grup i policisë i cili do të hetojë shkaqet dhe rrethanat e konfliktit me armë në minierë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›