E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në traget, 33 ton karburant derdhet në Adriatik

ZAGREB- Për shkak të një incidenti ku u përfshi sot një traget pasagjerësh gjatë ankorimit në një port të Kroacisë, rreth 33 tonë karburant janë derdhur në detin Adriatik.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase sipas të cilave trageti "Tin Ujevic", i kompanisë Jadrolinija, në bordin e të cilit ndodheshin 145 pasagjerë, 11 autovetura dhe 21 kamionë, goditi me pjesën e pasme një mol të portit duke shkaktuar një të çarë të madhe nga e cila doli karburanti.

Nga incidenti nuk është lënduar asnjë nga personat që ndodheshin në bord dhe asnjë automjet nuk është dëmtuar.
(e.n/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›