Të shtëna me armë në minierën e Bulqizës
BULQIZE- Të shtëna me armë në galerinë D të minierës së Bulqizës kanë alarmuar para pak minutash minatorët që punojnë në të, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes pronarëve të firmave private që operojnë në minierë, sherr i cili me sa duket ka degjenruar në armë.
Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa bëhet e ditur nga burime nga vendngjarja se pronari i njërës prej firmave Astrit Tollja, është kërcënuar me armë nga tre persona konkurente të tij.
Policia ka shoqëruar deri tani një person emri i te cilit ende nuk bëhet i ditur ndërsa në kërkim janë vënë edhe dy persona të tjerë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave.
(e.n/News24/BalkanWeb)