E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, para drejtësisë 6 komisionerë, akuzohen për braktisje të detyrës

FIER- Ka nisur sot procesi gjyqësor për 6 komisionerët e komunës Portëz, të cilët akuzohen për braktisje të detyrës. Seanca e sotme është zhvilluar në prani të 6 komisionerëve, 5 prej të cilëve nuk kanë pranuar avokat mbrojtës.

Ata kanë pretenduar se akuza për braktisje të detyrës është e pabazë dhe absurde, ndërsa pala mbrojtëse e njërit prej komisionerëve kërkoi të njihej me dosjen e cështjes.

Pas kërkesës trupi gjykues vendosur shtyrjen e seancës deri në datën 1 prill.
Gjashtë komisionerët përfaqsues të forcave të ndryshme politike të dy qëndrave të votimit të fshatit Plyk dhe Kraps që mbajnë përkatësisht numrat 3119 dhe 3120 janë Mane Goxhaj, Abedin Cobaj, Lefter Kallashi, Kastriot Hoxha, Tajar Behari dhe Riza Metaj.

Ditën e zgjedhjeve dy qëndrat e votimit nuk u hapën për shkak të protestës së banorëve për gjetjen e rrugës që lidh fshatrat e tyre. Madje pak ditë më parë ata e konsideruan të padrejtë procesin gjyqësor ndaj komisionerëve, duke pranuar se ishin vetë banorët shkaktarë të moszhvillimit të procesit zgjedhor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›