Fushë Arrëz, jeta mes të varfërve e dy misionareve gjermane
FUSHE ARREZ- Ato janë dy gra që i kanë besuar jetën dhe dashurinë zotit dhe njerzve në nevojë. Dy misionare gjermane, Bernadete dhe Gracia prej më shumë se 15 vitesh jetojnë në Fushë Arrez ku kontribuojnë në përmirësimin e jetesës për shumë familje të cilat nuk mund të sigurojnë as ushqim dhe as strehim.
Sot në këtë zonë numërohen rreth 320 familje të cilat kanë përkujdesin e 2 misionareve. Teska pyeten për motivet që i nxisin të jetojnë këtu , motrat përgjigjen në gjuhën shqipe që e kanë mësuar mjaft mirë gjatë këtyre 15 viteve.
“Ata na thonë se nëse ne nuk mund ti ndihmojmë nuk e dimë se si mund të jetojmë, sepse ata marrin një pension ose një asistencë shumë të vogël . Janë tepër keq, unë jam shpesh e habitur se si janë shtëpitë në të cilat banojnë. Shumë shtëpi janë në lagështirë , shpesh kanë myk brenda” shprehen motrat gjermane.
Ndihma tjetër e tyre është edhe kontributi në formimin profesional të vajzave dhe grave, duke garantuar kurse kundrejt cmimeve të përballueshme.
Përgjatë misionit të tyre, këto dy motra kanë ndihmuar, falë kontributeve nga jashtë, në ndërtimin e mbi 300 banesave dhe garantimin e mbi 200 bursa studimi jashtë e brenda vendit, trajtimin e fëmijëve në kopështe apo edhe shërbimet shëndetësore.
(e.n/News24/BalkanWeb)