Bulqizë, kromi vret jashtë minierës
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë dje në stoqet e kromit pranë minierës së Bulqizës. Nevruz Gjoka, 40 vjeç, ka gjetur vdekjen rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, kur është mbuluar me gurë teksa punonte për të mbledhur mineral të varfër kromi. Ndërkohë, Bardhul Duriçi, 25 vjeç, ka pësuar plagë të rënda në të njëjtin aksident. Të dy punonin për llogari të një firme private të licencuar për shfrytëzimin e këtyre stoqeve.
Së bashku me viktimën, kanë qenë duke punuar edhe rreth 30 punëtorë, që tregojnë se ai është mbuluar totalisht me një sasi të madhe gurësh. Në përpjekje për t‘i ardhur në ndihmë ka rendur shoku i tij i punës, 25-vjeçari Bardhul Duriçi, i cili është plagosur rëndë, pasi edhe ai është mbuluar deri në supe me gurë. Në nxjerrjen e viktimës ka ndihmuar edhe një automjet tip "Varinc", që shërbente për hapjen e trasesë së punës, për punëtorët që mblidhnin krom.
Pasi janë nxjerrë nga gurët, të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku sipas mjekut të rojës Rizvan Kazani, 40- vjeçari Nevruz Gjoka, ka rezultuar i vdekur pa asnjë shenjë jete. Ndërsa i plagosuri Bardhul Duriçi është shtruar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Mjeku kirurg i këtij spitali, Tahir Alku, tha për "Shqip" se i plagosuri ka shtypje të ekstremiteteve të poshtme dhe barkut, ndaj mbahet në mbikëqyrje nga mjekët. "Mendoj se për momentin i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por duhet mbajtur në observacion, për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm", tha mjeku kirurg. Ndërkohë mësohet se kufoma e Nevruz Gjokës ka qëndruar disa orë në morgun e spitalit, pasi pritej grupi i ekspertizës nga Peshkopia, së bashku me mjekët ekspertë për të bërë autopsinë.
Burime nga policia konfirmuan se dje pasdite nuk ka pasur asnjë të shoqëruar në komisariatin e policisë, për t‘u marrë në pyetje për këtë aksidenti të rëndë, ku humbi jetën 40-vjeçari Gjoka, duke lënë tre fëmijë jetimë dhe u plagos në gjendje të rëndë, Bardhul Duriçi.
Shfrytëzimi i stoqeve të kromit ka filluar nga mesi i vitit të kaluar. Banorë të qytetit të Bulqizës, përfshirë edhe gra e fëmijë, në përpjekje për mbijetesë, u sulën në këta stoqe për të mbledhur gurë kromi, kundrejt një pagese prej 5 lekësh për kilogram, që edhe pse e vogël, zbut sado pak varfërinë e banorëve, pasi kromi është i vetmi resurs jetese për ta. Por këta hallexhinj, në përpjekje për të siguruar bukën e gojës për vete dhe familjet, rrezikuan jetën e tyre, nga shembja e gurëve prej skrapatave të pjerrëta të këtyre stoqeve. Aksidentet nuk munguan. Në nëntor të vitit të kaluar, nga rrëshqitja e gurëve, u mbulua plotësisht trupi i fëmijës 12-vjeçar, Ledian Fiku, nxënës në klasën e gjashtë, i cili fatmirësisht shpëtoi gjallë. Viktima e parë në stoqe u regjistrua në muajt e parë të këtij viti, kur gjeti vdekjen 56-vjeçari Hekuran Gjeta, i cili la tre fëmijë jetimë. Aktualisht, situata në stoqe është bërë tejet shqetësuese, pasi punohet jashtë kushteve të rregullores së sigurimit teknik. Në kushte të tilla, aksidentet do të jenë të pranishme në çdo çast.