Bulqizë, minatorët: Grevë nëse s’na plotësohen kërkesat

Pas tubimit në qytet, rreth 700 minatorë kanë marshuar drejt zyrave të kompanisë austriake “ACR”, që menaxhon aktualisht minierën e Bulqizës. Kreu i Konfederatës së minatorëve, Kolë Nikolli, paralajmëroi se nëse kërkesat vazhdojnë të mos merren parasysh, ata do të ndërmarrin hapin ekstrem, grevën e urisë.
Ndërkohë, dje protesta e u përqendrua në Tiranë, pikërisht para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), ku minatorët këmbëngulën për një takim me ministrin. Rreth orës 09:30 të paradites së djeshme ata patën për rreth një orë një takim me zv/ministrin Neritan Alibali, por që sipas minatorëve nuk solli asgjë të re.
“Nuk ishte asgjë më shumë e asgjë më pak se një takim fotokopje siç kemi pasur me ministrat dhe zv/ministrat e para 4 viteve”, pohoi Nikolli pas takimit. “Zv/ministrin e falënderojmë për pritjen, por masat që u morën nuk ishin konkrete. Alibali na theksoi se ka dërguar një grup punë në Minierën e Bulqizës si dhe ka ngritur një Task Force, të njëjtat gjëra që kanë bërë edhe të tjerë. Ne nuk duam zgjidhje me fjalë, por me vepra”.
Minatorët kërkojnë plotësimin e 5 kushteve: rritjen e pagave (20 për qind), heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe uljen e moshës së pensionit. Në të kundërt ata kërcënojnë se do të hynë në grevë urie.
Për këto shqetësime minatorët janë takuar më parë edhe me krerët e kompanisë austriake “ACR”, por nuk u arrit asnjë marrëveshje mes tyre. Kompania në fjalë kërkoi që ata t’i ktheheshin punës në miniera, ndërsa minatorët kërkuan nënshkrimin e një kontrate që plotëson kushtet e kërkuara. Gjatë protestave, minatorët kanë kërkuar që asnjë politikan të mos marrë pjesë, qoftë i djathtë apo i majtë.
/Start/
2011-07-09 11:01