E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbytet në rezervuar një 41-vjecar

DURRËS- Një 41-vjecar është mbytur mesditën e sotme në rezervuarin e Maminiasit në Durrës. Mësohet se viktima Avni Dërvishi kishte hyrë në ujërat e rezervuarit për tu freskuar, ndërsa nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij.

Kanë qënë banorët e zonës, ata që e kanë nxjerrë atë nga rezervuari duke e dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku ka gjetur me pas edhe vdekjen.

Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet një analize mjeko-ligjore për të mësuar edhe shkaqet e vdekjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›