Zbardhen emrat e pengmarresve te 30-vjecarit Sajmir Shenjtari
Zbardhen emrat e dy prej pengmarrësve të 30-vjeçarit Sajmir Shenjtari mbrëmë në Tiranë.
Sipas policisë, ata janë Artur Xhekroza dhe Altin Losha, ndërsa bashkë me ta ka qenë dhe një person i tretë që kanë marrë me forcë 30-vjeçarin për disa orë, me një makinë me targa italiane në drejtim të malit të Dajtit.
Burimet shtojnë se materialet për këtë ngjarje kanë shkuar në prokurori ku është ngritur akuza e rrëmbimit të personit.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të kësaj pengmarrje dhe po punon për kapjen e tyre.
30-vjeçari Shenjatari, pronar i një pike bastesh sportive në Tiranë, afërsi të ish-Profarmës, i cili nën kërcënimin e armëve u rrëmbye dje pasdite u lirua nga pengmarrësit dhe u gjet nga policia në afërsi të xhamisë së tabakëve.