Risia gjithnje e me shume femra ne sherbimet e Policise se Shtetit
Prezenca e gjithnjë e më shumë e femrave në shërbimet dhe strukturat e policisë së shtetit, është kthyer në një risi dhe element të rëndësishëm në rritjen e performancës dhe rezultateve të uniformave blu.
“ABC News” ka ndjekur momente pune të një prej efektivave femër të patrullave të përgjithshme të Komisariatit numër 2, gjatë turnit të natës, e cila rrëfen sadisfaksionet dhe vështirësitë e të qenit një vajzë me uniformë.
Anila Çupi, kishte gjithnjë një ëndërr; të bëhej police.
Nuk është ndryshe nga të gjitha vajzat e reja bashkëmoshatare me të, por ndoshta e vetmja diferencë që ka me shoqet është dëshira për ndihmuar qytetarët.
Ëndrra e saj e vetme ka qenë pikërisht kjo uniformë që mban të veshur prej dhjetorit, dhe në policinë e Tiranë janë 168 vajza të tilla që kryejnë shërbime çdo ditë për të mbajtur rendin e qetësinë dhe për t’i shërbyer sa mirë komunitetit.
Në Drejtorinë e Policinë e Tiranës, në çdo 10 oficerë e punonjës policie, një është femër.
Një numër ende i vogël, por e rëndësishme është se ky numër sa vjen dhe rritet.
Ne i gjetëm patrullat e përgjithshme në shërbim natën në turnin e tretë.
Askush nuk mund të thoshte se ndonjë prej kolegëve të Anilës mund të kryente këto detyra më mirë se vetë ajo. Madje prezenca e punonjëseve femra gjatë veprimeve policore siç janë postblloqet apo kontaktet me komunitetin ka ndikuar në rritjen e performancës së policisë.
Por cilat janë detyrat e përditshme të Patrullës së Përgjitshme?
Është një strukturë e re në Policinë e Shtetit dhe rezultatet sipas Hasanajt, kanë qenë të menjëhershme dhe sistematike.
Deri pak kohë më parë, punonjësi i Policisë së Shtetit konsiderohej si profesion burrëror por, Anila dhe të gjitha koleget e saj e kanë thyer tashmë këtë tabu dhe mesazhi i tyre është se çdo vajzë tjetër që ka dëshirën tashmë ka edhe mundësinë për të veshur dhe nderuar uniformën blu.