E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja e biznesmenit, kapet njëri prej 4 autorëve

Uniformat blu vunë në pranga 31-vjeçarin Esat Luga, i cili dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë mbajtur peng për rreth 2 orë shtetasin Saimir Shenjatari.

Ndërkohë, forcat e policisë janë vënë në kërkim të tre autorëve të tjerë, Arjan Luga, Artur Gjakova dhe një person i tretë.

Pengmarrja ndodhi të premten rreth orës 18:45, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Pas negociatave me policinë, pengmarrësit lanë të lirë 40-vjeçarin dhe u larguan në drejtim të paditur.

Burime të Policisë thanë se rrëmbimi i personit në fjalë u bë për arsye mosmarrëveshjesh lidhur me një shumë parash të papaguara nga ana e viktimës.
/Start/

                                                                                             2011-07-09 13:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›