E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunimi i 12-vjecarit nga Devolli burg dhe per autorin tjeter

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 10 ditor , për 19-vjeçarin Eduard Bufi, i dyshuar si autor i përdhunimit të 12-vjeçarit nga Devolli.

Ngjarja e cila u bë e ditur pak ditë më parë, u denoncua nga nëna e djalit, pas dyshimeve dhe thënieve të të birit se kishte rënë pre e përdhunimit të dy të rinjve.

Sipas dëshmisë së nënës së të miturit dhe vetë këtij të fundit, kjo është hera e katërt në harkun kohor të një viti, që ai bëhet pre e përdhunimit.

Nëna shfajësohet duke thënë se herët e tjera nuk e kishte denoncuar këtë rast pasi i dyshuari si autor, kishte lidhje krushqie me familjen e viktimës 12-vjeçar.

Sakaq gjatë gjithë seancën për dhënien e masës, Bufi ka mohuar kategorikisht të ketë pasur gisht në përdhunimin e djalit të vogël.

Ekspertiza lidhur me këtë ngjarje pritet të dalë pas dhjetë ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›