Kryebashkiaku Basha nis hartimin e planit urbanistik Luljeta Ndoka
Shume shpejt, pritet te marre fund kaosi qe mbizoteron qe prej dy dekadave te fundit ne kryeqytet. Te enjten, me 8 shtator kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha do te takoje perfaqesuesit me ne ze te botes akademike dhe eksperte te tjere te njohur te fushes se arkitektures dhe urbanizimit, me te cilet do te diskutoje ne lidhje me planin e shumepritur urbanistik. Paraprakisht, Basha ka listuar nje sere pikash qe do te kene parasysh ekspertet per hartimin e ketij plani, ne menyre qe ai te jete i nje niveli sa me te larte.
Hartimi
Ne procesin e hartimit te planit te ri urbanistik per Tiranes, do te perfshihen shume eksperte dhe personalitete te njohura, sidomos ato te universiteteve dhe botes akademike, te njohur per paanshmerine e tyre dhe mosperfshirjen ne interesa klienteliste. Sipas Bashkise se Tiranes, procesi i hartimit te planit do te jete transparent dhe do te mundesoje perfshirjen dhe degjimin e zerit te qytetareve. Bashkia e Tiranes ka listuar nje sere parimesh qe do te kihen parasysh gjate ketij procesi aq te veshtire e te domosdoshem. Keshtu, ne thelb te planit do te jete zhvillimi i qendrueshem i qytetit, qe do t'i hape rrugen zhvillimit ekonomik dhe mjedisor te Tiranes duke nxitur dhe hapjen e vendeve te reja te punes ne qytet. Harmonizimi i interesave publike dhe interesave private, qe do te rezultoje ne mbrojtjen e hapesirave publike dhe atyre te gjelbra, do te jete nje tjeter parim qe do te ndjekin hartuesit e planit te ri urbanistik. Nderkohe, ekspertet do te nisin punen per harmonizimin me komunat dhe bashkite perreth Tiranes, dhe arritje e nje konsensusi sa me te gjere me banoret e Tiranes.
Synimet
Sikurse ben me dije Bashkia e Tiranes, plani i ri urbanistik do te synoje permiresimin e transportit publik, lehtesimin e trafikut, permiresimin e sistemit te mbledhjeve dhe trajtimit te mbeturinave urbane dhe berjen e Tiranes nje qytet me te jetueshem dhe me atraktiv per banoret e tij. Nga ana tjeter, plani do te synoje zbatimin e nje formule te menaxhimit te prones private, ne menyre qe te evitoje spekulimet dhe te siguroje nje shperndarje sa me te drejte te perfitimeve te zhvillimit. Sipas burimeve nga Bashkia, per 11 vjet rresht, ky institucion ka operuar vetem me plane pjesore urbanistike dhe jo me plan te pergjithshem, gje qe ka bere qe kryeqyteti te vuaje gjithnje e me fort trafikun e renduar
Basha: Plani do te mbaroje brenda vitit te pare te mandatit
1 muaj me pare, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka premtuar se plani urbanistik pritet te perfundoje brenda vitit te pare te mandatit te tij. Sic ka theksuar ai ky plan ka ne qender zhvillimin e qytetit, sipas konceptit te Tiranes policentrike, te nje Tirane qe ka mjaftueshem hapesira te gjelbra. "Zonat policentrike te qytetit duhet te zhvillohen sipas filozofise ku jo cdokush konkurron per te marre ndertimin e nje pallati shumekatesh, por ku te gjithe shohin se si prona e tyre private vleresohet ne nje menyre te drejte. Plani urbanistik do te kete ne qender nje sistem infrastrukturor modern, qe do te bazohet mbi unazen e madhe te Tiranes, si mekanizmi kryesor me te cilin do te lidhen arteriet e tjera kapilare te qytetit", eshte shprehur Basha pak kohe me pare.