E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët: Plotësoni kërkesat ose të hënën grevë

BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kanë vijuar protestat edhe mëngjesin e sotëm. Pasi kanë ndërprerë punën prej 2 muajsh, minatorët edhe sot janë mbledhur rreth orës 07:00 të mengjesit në një tubim që po mbahet në qendër të qytetit.

Minatorët e Bulqizë kanë kërcënuar se nëse deri të hënën, firma ACR nuk plotëson kërkesat e tyre atëherë ato nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërsa ato vetë do të rifuten sërish në grevë. Tre kërkesat e tyre jana: Të largohet administratori, të paguhen ditët e grevës dhe sigurimet shoqerore.

Ndërkohë dje ACR ka përsëritur thirrjen qe minatorët ti rikthehen punës ditën e hënë 12 shtator, ora 7.0, duke i mbetur qëndrimit se punonjësit që nuk do të paraqiten në vëndet e tyre të punës do të konsiderohen se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e kompanisë. ACR ka  siguruar se nëse minatorët që do ti rikthehen punës se do të përfitojnë menjëherë rritjen 20% të pagës, përmirësimin e kushteve të punës si edhe informacion dhe transparencë të plotë për investimet në minierë, kërkesa këto qe sipas ACR janë plotësuar prej saj që në ditët e para të grevës.

ACR vijon më tej në njoftimin e saj duke u shprehur se për të lehtësuar gjëndjen e vështirë financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre si pasojë e kësaj greve të jashtëligjshme, ACR do të akordoje nje asistencë të vecantë me vlerën e 20 ditë pune si dhe do t'u paguajë minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme.

Ndërkaq Sindikata e minatorëve dje ka depozituar në gjykatë një padi kundrejt firmës koncesionare Albanian Crom “ACR” për thyerje të ligjit të grevës dhe ndërhyrje në punët e sindikatës
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bulqizë, minatori i zhdukur prej 21 ditësh, familjarët denoncojnë humbjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›