Kurti: Kosova po ndihmon Serbinë të hyjë në BE
PRISHTINË- Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e kësaj lëvizjeje kundër bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka theksuar se bisedimet pa kushtë janë të dëmshme, pasi sipas tij prej tyre përfiton vetëm Serbia.
Këto deklarata lideri i Vetëvendosjes i bëri gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm ku në rend dite ishte prezantimi i aktiviteteve të kësaj lëvizjeje dhe strategjia e veprimit parlamentar për të ardhmen.
“Sa më shumë që po bisedohet me Serbinë aq më shumë po humbim territor dhe aq më tepër jo funksional po bëhet shteti ynë. Bisedimet pa kushte për Serbinë mund të jenë qëndrime parimore dhe gjithsesi janë bisedime të dëmshme. Politika e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë është që ta shtyjë sa më parë Serbinë krah BE, sepse ajo e sheh të vetmen rrugë të njohjes së Kosovës nga Serbia”,- u shpreh Kurti.
(e.m/BalkanWeb)