E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Berisha thirret në interpelancë nga Braçe

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha renditi disa nga arritjet e qeverisë së tij pas interpelancës së kërkuar me të, nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.

Fjalën e tij Berisha e nisi me një koment lidhur me mosvotimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 nga ana e opozitës. Ai tha se opozita ka frikë të votojë këto ligje, ndërsa shtoi se, kështu favorizohet kryeministri.

Kryeministri tha se, qeveria e tij ktheu qytetarët shqiptarë ne pronarë.

Kjo maxhorancë ka në historinë e vendosjes në pronësi të aseteve të vendit, qytetarët shqiptarë pa dallim të asnjnë lloji- tha ai.

Sot që ky vend që ju e mallkoni dhe kjo ekonomi është ekonomia e vetme në Europë që ka rritur investimet e huaja. Eshtë ekonomia e vetme e cila ka trefishuar eksportet në një hark kohor 4- vjeçar. Eshte ekonomia e vetme që nuk ka krijuar humbje por ka punësuar dhjetra- mijëra shqiptarë në kohën e krizës. Kjo ekonomi i ka bërë të mundur Shqipërisë programin e saj infrastrukturor më të mirë. Investitorët e huaj me investimet e tyre, trefishuan naftën dhe të ardhurat e shqiptarëve

Berisha foli për rritjen e pensioneve dhe pagave,  pronën private, rritjen e të ardhurave për frymë, shkurtimin e administratës dhe  çështje të tjera ekonomike.

Ai akuzoi opozitën se e sulmon maxhorancën pa fakte dhe dokumenta.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së, Erjon Braçe e akuzoi kryeministrin Berisha se kontrollon gjithçka e privatizon, gjithcka publike duke ia dhënë kujt të dojë e kujt ti interesojë.

Braçe tha se e gjithë politika e kryeministrit Berisha me pasurtitë e këtij vendi, mbëshstetet në zhvatje.

Pavarësisht se Braçe i kërkoi kryeministrit Berisha të shprehej lidhur me atë që po ndodh në minierën e Bulqizës, kreu i qeverisë nuk dha edhe sot një mesazh lidhur me çështjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›