Greva, dështojnë negociatat
Ne mesdite drejtuesit e “ACR” u bene thirrje minatorëve për nisjen e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje. “Bordi dhe drejtuesit e “ACR” ju mirëpresin në bisedime, për t’i dhënë fund situatës së krijuar në minierë. Ne besojmë se me dëshirën e mirë, si nga ne ashtu edhe nga ju, do të arrijmë një zgjidhje të shpejtë. Për të zhvilluar bisedime në një atmosferë të qetë dhe konstruktive propozojmë që takimi ynë i përbashkët të zhvillohet ditën e mërkurë ora 11.00 në zyrat e “ACR” në Tiranë”. “ACR” propozoi pjesëmarrjen e kreut te bashkise se Bulqizës ne takim si dhe përfaqësimin e palëve me nga pese persona, por duke përjashtuar minatorët qe sulmuan zyrat e kompanisë ne Bulqizë. Ndërkohe qe disa prej minatorëve qe kane kaluar një tjetër nate ne galeri, kane marre serume por pa pranuar te ndërpresin grevën. Ata shprehen te vendosur për te mos u tërhequr deri sa te plotësohen kërkesat e tyre kryesisht ekonomike.