E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, minatorët edhe 2 ditë kohë ACR-së për marrëveshje

Minatorët e Bulqizës i kanë dhënë edhe dy ditë afat kompanisë ACR për të arritur një marrëveshje ndërsa kanë deklaruar se nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë ata do të hyjnë sërish në grevë urie.
 

Vendimi është marrë sot në një mbledhje mes sindikatës dhe minatorëve ku të dyja palët kanë rënë dakort që të presin edhe dy ditë dhe nëse nuk do të arrihet asnjë marrëveshje atëherë protestat do të përshkallëzohen deri në bllokimin e rrugëve.
 

Ndërkohë më herët minatorët e Bulqizës protestuan sërish para zyrave të ACR-së duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat por edhe grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre të cilat janë investimet në minierë, rritje të pagës në nivelin 20-40%, përmirësim të kushteve të punës si dhe largimin e drejtorit të minierës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›