E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, rinis puna pas një defekti në sistemin kompjuterik

Pas më shumë se 8 orësh ndërprerje ka rinisur puna në pikën kufitare të Kakavijës.
 

Lëvizja e njerëzve dhe automjeteve ishte bllokuar pas një defekti në sistemin kopjuterik të kontrollit të dokumentave në doganën greke duke krijuar edhe radhë të gjata.
 

Sipas autoriteteve doganore, sipas këtij defekti, në Kakavijë nuk mund të kalonin as njerëzit dhe as automjetet.
 

Këto ditë është rritur ndjeshëm fluksi i udhëtarëve që kalojnë në të dy drejtimet e doganës, të përbërë kryesisht nga emigrantë shqiptarë që kaluan pushimet verore në atdhe.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›