Fushë Krujë, qëllohet me mjete të forta 50-vjeçari
Një 50-vjeçar është plagosur paraditen e sotme në qytetin e Fushë Krujës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Xhorxh Bush” të qytetit ku 50-vjeçari Petrit Reshka është goditur me mjete të forta nga disa persona të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtrak në kryeqytet dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.