E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia masa për parandalimin e aksidenteve

Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Kjo drejtori ka hartuar një plan masash me detyra konkrete që iu është dërguar Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe Komisariateve të Policisë së Tiranës e Kavajës.
Ndër masat e marra është parashikuar një bashkëpunim edhe më të frytshëm më Njësinë Rajonale të Qarkullimit rrugor Tiranë, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qyetit të Tiranës dhe në veçanti në akset rrugore të zonave rurale.

Bashkëpunimi konsiston, në ushtrimin e kontrollit të përbashkët të punonjësve të policisë rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në Komisariate. Në sajë të masave të mësipërme aktualisht është krijuar dhe po funksionon, grupi Task-Forcë, i cili përbëhet nga punonjës policie të Njësisë së Rajonale të Qarkullimit Rrogor dhe specialistët në Komisariatet e Policisë, Tiranë.
 

Gjithashtu shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime. Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje-daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës. Vetëm ditën e djeshme, policia rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Rajonale kanë vendosur gjithsej 885 masa administrative.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›