Pretendimi: 120 mijë maqedonas jetojnë në Shqipëri
Një shkrim në gazetën maqedonase Dnevnik ka acaruar ndjeshëm bullgarët, por edhe vende të tjera në rajon. Në shkrim publikohen statistika të ish- ministrisë së Jashtme të Jugollavisë për praninë e maqedonasve në vende të tjera. Kështu, thuhet se në Bullgari janë 750 mijë maqedonas, në Greqi, 700 mijë, në Shqipëri 120 mijë, në Serbi 85 mijë, në Kosovë 12 mijë e në Rumani 15 mijë.
Bullgaria ka reaguar duke deklaruar se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, vetëm 1.654 njerëz janë deklaruar si maqedonas.