Bulqizë, minatorët në ditën e tretë të grevës së urisë
BULQIZE- Njëzet minatorë të Bulqizës hynë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, e cila po zhvillohet 1400 metra nën tokë. Për shkak të mungesës së hapësirave në galerinë e minierës së kromit, pesë minatorë kanë dalë nga greva ditën e djeshme.
Nga këshilli i grevës mësohet se 20 minatorët janë të vendosur për vijimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 20% të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara. Mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë sa vjen e përkeqësohet për shkak të lagështirës në thellësitë e nëntokës. Ndërkaq, grevistët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre drejtuar kompanisë koncensionare ACR dhe që i kanë bërë publike që me fillimin e protestave më 4 korrik të këtij vit.
Protesta e minatorëve vazhdon dhe mbi tokë. Rreth 600 minatorë janë vendosur sërish para zyrave të ACR-së në mbështetje të minatorëve grevistë dhe plotësimit të kërkesave të tyre.
(s.g/balkanWeb)