Tirana, Panariti i LSI-së, nënkryetari i dytë i bashkisë
TIRANE- Edmond Panariti do të jetë në postin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, së bashku me Jorida Tabakun, prezantimi i së cilës u bë dje nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Panariti është kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.
Emërimi i tij pritet të bëhet mesditën e sotme nga vetë kryebashkiaku.
Panariti është një nga figurat qëndrore të kësaj partie dhe ndër themeluesit e parë të saj. Në 2010 Panariti kandidoi për postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, garë të cilën e fitoi ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj.
(s.g/balkanWeb)