Bulqize, minatoret paralajmërojnë protestë: S'jemi paguar
BULQIZE- Vetëm pak ditë pas rifillimit të punës rreth 72 minatorë të Bulqizës paralajmërojnë se do ti rikthehen protestave nëse nuk do të paguhen.
Minatorët thonë se nuk janë paguar nga ACR, por kjo e fundit i ka kaluar kompetencat nënkontraktorëve, duke i thënë se janë këta që duhet të bëjnë pagesat.
Të gjendur në një udhëkryq minatorët paralamërojnë rikthimin e protestave, të cilat pezulluan punën në minierë për gati 3 muaj. Vetëm pak ditë më parë puna në minierën e kromit nisi pasi u nënshkrua marrëveshja mes minatorëve dhe kompanisë koncensionare ACR për plotësimin e kërkesave të minatorëve, përfshirë rritjen e pagës, rritjen e sigurisë në punë si dhe të investimeve.
(s.g/BalkanWeb)