E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i Popullsisë, AK: Kuvendi jotransparent

TIRANE “Aleanca Kuq e Zi”, duke kundërshtuar regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë deklaron se Kuvendi nuk publikoi listë- prezencën e deputetëve.
Duke cituar se në Kuvend diten e votimit te ligjit ishin 69 deputetë dhe jo 71, AK shprehet sot se Kuvendi ka fshehur emrat e deputetëve dhe numrin total të tyre.
Aleanca insiston se votimi i këtij ligji ishte i turpshëm, pasi u votua ku cdo gjë është bërë jo sipas ligjit në sallën e Kuvendit gjatë procesit të votimit ndërsa u numëruan si vota dhe për dy deputetë që kanë qenë jashtë shtetit.
Për Aleancën kjo përbën një skandal.

Nderkohe dy dite me pare kryeministri Sali Berisha theksoi se regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare eshte nje akt madhor dhe ne interes kombetar te vendit, ndersa kundershtaret e ketij ligji i konsideroi, sharlatane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›