E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 27- ditësh grevë, minatorët lënë galeritë

Minatorët ndërpresin grevën e urise në ditën e 27-të. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla menjëherë pas ndërhyrjes së policisë në minierën e Bulqizës për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit të Dibrës, në një prononcim për “Ora News” tha se është arritur marrëveshja.
 

Sipas informacioneve, mësohet grevistët kanë dalë në sipërfaqe dhe janë dërguar në spital për mjekim. Sipas Nikollës, shumë forca policore janë shfaqur në minierë dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në rëndimin e gjendjes psikologjike por ky presion është ulur pas negociatave të vazhdueshme.

Ndër të tjera, Nikolla deklaroi se ditën e sotme do të marrë përgjigje cdo lloj problemi evident dhe se do të ishte një absurditet nëqoftëse nuk ka një zgjidhje në favorin e minatorëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›