E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në stadiumin e Korçës, ndjekje edhe për 4 shtetas

Burime zyrtare të policisë, bënë të ditur se penalisht po ndiqen Arqile Zhidro 21-vjeç,  Vangjush Shule 25-vjeç, Johan Tamushi 28-vjeç,  si dhe Armand Buda 32-vjeç.

“Procedimi penal në gjendje të lirë për këta shtetas ka filluar pasi ditën e djeshme rreth orës 20:30 gjate zhvillimit të aktivitetit sportiv ndërmjet skuadrave Skënderbeu-Tirana, kane prishur rendin dhe qetësinë publike, duke hedhur sende të forta si: bidona plastik, gurë e fishekzjarrë ndaj tifozëve të ekipit të Tiranës”, thekson policia në komunikatë.

Nga ana e uniformave blu të Korçës, po vazhdon ende puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, edhe të personave të tjerë të cilët mbrëmjen e djeshme kanë ushtruar veprime të dhunshme ne ambientet e stadiumit  “Skënderbeu”. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-19 16:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›