Kristaq Kume: "Reforma zgjedhore, jo ne minuten e fundit" Rozeta Rapushi
Kur po afron celja e sesionit te ri parlamentar, apelet e eksperteve ndaj politikes per realizimin ne kohe te reformes zgjedhore, sa vijne e shtohen. Ish kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, tha dje se nuk mund te humbet me as edhe nje minute kohe per permiresimin e Kodit Zgjedhor. Nderkohe qe dha edhe sugjerimet e tij per ato nene ku ligji zgjedhor ka me shume nevoje per korrigjime. "Eksperiencat e zgjedhjeve te kaluara, kane treguar hapur qe kohezgjatja e ankimimeve ka vonuar shpalljen e rezultateve finale dhe keto skena duhet te marrin fund", u shpreh ai. Sipas Kumes, menyra e trajtimit administrativ por edhe gjyqesor i procesit te ankimimeve duhet te rishikohet ne menyre qe te mos kete vonesa te tilla te tejzgjatura. Duke e cilesuar si te domosdoshem permiresimin e Kodit Zgjedhor, Kume gjeti vendin qe tu beje edhe nje here apel forcave politike te realizojne reformen zgjedhore, kete here ne kohe dhe jo ne minuten e fundit. "Duke e nisur qe tani, do te kete mundesi qe me qetesi e profesionalizem te behet cdo meremetim qe i sherben permiresimit te standardeve, ashtu si ato zhvillohen ne vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ne te kundert, nese gjerat lihen per minuten e fundit, reforma do te jete siperfaqesore dhe nuk do te zgjidhe problemet por do ti agravoje me shume ato", vleresoi eksperti. Nderkohe qe nga ana tjeter, Kume shprehet se me mbylljen e debatit dhe historise se gjate te ankimimeve per rezultatin e zgjedhjeve, duhet te nise menjehere dialogu dhe puna me reformen zgjedhore. Madje i mandatar muaj me pare edhe si kryetar i sekretariatit te tryezes se bisedimeve te zhvilluara per reformen zgjedhore, Kristaq Kume, tha se tashme e gjithe vemendja duhet perqendruar teresisht tek reforma, duke shtuar se me celjen e sesionit te ardhshem parlamentar, do te tentoje dhe kerkoje qe te ule ne nje tryeze te gjitha forcat politike, si dhe do te beje apele te vazhdueshme per reformen zgjedhore. "Te gjitha palet duhet te nisin dialogun per realizimin e reformes zgjedhore e cila eshte e domosdoshme. Ishte qe para zgjedhjeve lokale te 8 Majit, dhe forcat politike nuk u ulen ta realizojne", u shpreh Kume. Nga ana tjeter, ai shtoi se u ben apel te gjitha forcave politike per te qene pjese e nje tryeze per reformen zgjedhore. Por ne kete grup duhet te bejne pjese edhe akademike e shoqeria civile, ne menyre qe Kodi Zgjedhor te jete sa me i mire. Po keshtu, Kume theksoi se paresore duhet te jene edhe perfshirja e rekomandimeve te OSBE/ODIHR ne permiresimet qe duhet t'i behen ligjit te zgjedhjeve.