Berisha: Regjimi i Gadaf u rrëzua si Enveri. Rama të lexojë Arshi Pipën
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ndërsa ka komentuar gjatë në mbledhjen e sotme te qeverisë procesin e luftimeve që po zhvillohet prej ditësh në Libi, nuk ka kursyer ironinë ndaj rivalit të tij në politikë Edi Rama.
Në një editorial dje Rama një ditë më parë akuzoi Berishën se përshëndeti i pari nga liderët në botë rënien e regjimit në Libi, ndërkohë që sipas tij ky regjim ende nuk ka rënë. Rama e akuzoi Berishën të ngjashëm me Gadaf.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Berishës sot në mbledhjen e qeverisë që e cilësoi Ramën, si piktor dhe publicits të dështuar.
“Z. Rama i cili ka lënë politikën dhe është rikthyer në origjinën e tij ka njohur dy dështime në jetën e tij. Piktura dhe publicistika, në këtë të fundit, ai është kthyer në publicistikën e mjerimit. Dje sulmonte pse unë kisha bërë fjalë pardje për rënien e Tripolit në një kohë ku ai thoshte se nuk kishte rënë. Në fakt përvec Saifit (djali i Gadaf) tjetër njëri në botë nuk doli të thotë që nuk ka rënë Tripoli”.
Më tej kreu i qeverisë tha se si kryeministër i vendit i takon të flasë vetëm të vërtetën. “Ne i besojmë të vërtetës, unë thashë të vërtetën”.
Por, sipas Berishës, askush nuk mund ta përjetojë rënien e regjimit më shumë se ata që e kanë provuar këtë regjim. Duke analizuar më tej editorialin e Ramës, shefi i qeverisë e ka krahasuar diktaturën në Libi në atë të vendin tonë gjatë regjimit komunist prandaj dhe shqiptarët sipas tij nuk kanë sesi mos ta quajnë rënien e Tripolit si një fitore histrorike për kombin libian dhe historinë.
“Shqetësimi i Ramës ishte se unë e quajta këtë një fitore, por unë e quaj fitore, dhe një fitore të madhe shumë. 42 vjet nën regjim shtypje të egër dhe sot në Libi luftohet për liri. Për ne shqiptarët jashtë atyre që e kanë pas në kurriz askush më shumë nuk e ndjen diktaturën pasi diktatori Hoxha është në distancë diktatori më i egër, më mizori pas luftës së dytë botërore prandaj edhe u shpall Hitleri i dytë pas luftës së dytë botërorë. Lidhur me pjesën tjetër të editorialit unë i sugjeroj rivalit apo publicitit Rama të lexojë veprën e Arshi Pipës. Në atë pjesën ku ka vargjet për Enver Hoxhën”.
Kryeministri Berisha deklaroi sot se qeveria shqiptare është e gatshme për aksione humanitare në Libi.
Sipas tij edhe pse Shqipëria nuk mori pjesë në operacionet ushtarake të NATO-së në Libi, qeveria shqiptare i ka ofruar të gjitha lehtësirat Alencës euroatlantike si ato portuale ashtu edhe ajrore nëse se do nevojiteshin për operacionet.
Më tej Berisha tha se ndihma do të vijë dhe në rrugë mjekësore.
“Ne kemi njohur që në fillim Këshillin Kombëtar të Trazicionit dhe unë dua të përshëndes përfaqësinë libiane në Shqipëri që ka ndërprerë lidhjet me regjimin e Gadafit. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha operacionet humanitare në ndihmë të këtij vendi, prandaj ministria e mbrojtjes dhe e shëndetësisë do të marin të gjitha hapat për të përgatitur ekipet mjekësore me të gjitha pajisjet, te ngrene dhe spital fushor po u desh, për të mbështetur këtë vend i cili përjetoi një muaj të tërë lufte dhe masakrash, por triumfoi” ka shtuar ne mbledhe Berisha.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Editorial nga Edi Rama: Rënia e Tripolit dhe përshëndetja e Saliut