Tiranë, polici i Bashkisë godet me qytën e armës kolegun e tij
TIRANË- Dy policë të Bashkisë së Tiranës janë konfliktuar mesditën e sotme rreth orës 15:00 me njëri-tjetrin, në dyert e Drejtorisë së Policisë Bashkiake.
Pas një sherri mes të dyve, policët kanë shkuar për t'u sqaruar në një lokal aty pranë, por sqarimi ka degjeneruar në përplasje. Ata janë konfliktuar fizikisht, ndërsa më pas efektivi Endri Durrsi ka goditur me qytën e armës kolegun e tij, Dilaver Shkreli.
Mësohet se arma me të cilën ai e ka goditur, nuk është arma e detyrës, por një pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shkreli ka marrë plagë në trup e kokë, ndërsa aktualisht ai po merr ndihmën në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Shkak për konfliktin është bërë një relacion që Shkreli kishte përgatitur ndaj Durrsit, për sjellje jo të hijshme gjatë detyrës, sic deklaron kolegu Spartak Koka nga vendngjarja.
Në lokalin ku ndodhi përplasja ka shkuar menjëherë policia e Tiranës, dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Gjithashtu është vënë në kërkim edhe polici Durrësi, i cili pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.
(m.a/BalkanWeb)