E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Kinës, nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

TIRANË- Mbërrin nesër në Tiranë për një vizitë dy ditore ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi. Burime të ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, bëjnë me dije se Yang Jiechi është ftuar të vizitojë Shqipërinë nga Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ndërsa Tirana është vendqendrimi i parë në turin e tij në Europë dhe Afrikë.

Sipas këtyre burimeve, vizita e Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ripranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës së tij është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.

Jiechi do të pritet fillimisht ngahomologu i tij Haxhinasto dhe pas do të mbajnë të një konferencë për shtyp në mjediset e MPJ ku do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit, ndërmjet MTKRS dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës për vitet 2011 – 2013.

Ministri i jashtëm kinez do të pritet më 4 gusht në takime të veçanta edhe nga Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›