Bulqize perleshja me arme ne qytet jepet masa per te arrestuarit
BULQIZ- Gjykata e Dibres dha masa te ndryshme sigurie sot ne nje seance gjyqesore ndaj personave te implikuar ne ngjarjen e rende qe ndodhi para tri ditesh ne mes te qytetit te Bulqizes ku u vra nje kalimtar i pafajshem baba i tre femijeve nga nje fshat i ketij rrethi dhe u plagosen dy te tjere pjesetare te grupeve rivale.
Shtetasit Vladimir Cerroi dhe Ardian Duriqi jane denuar me arrest shtepie ndersa Ilia Duriqi dhe Ndricim Duriqi me burg pa afat. Nga ana tjeter trupi gjykues ende nuk ka dhene masen e sigurise per shtetasit Shpetim Reka dhe Leonard Ndreu te shtruar ne spitalin e Peshkopise pas plageve qe ata moren. Policia eshte dhe ne kerkim te dy personave kyc te kesaj historie Ilir Jangulli dhe Destan Gjeta per te cilet po kerkohet prej ditesh nga policia vendore dhe forcat RENEA.
Nderkohe hetimet po kryhen ne pistat e ndryshme qe nga zenkat per motive te dobeta dhe deri tek konfliktet per kromin te cilat prej vitesh jane bere gangrene e ketij qyteti dhe makthi i jeteses per banoret e ketij qyteti te rrenuar. Kjo eshte dhe pista me e mundshme per hetuesit dhe prokuroret e kesaj ceshtje qe duket se vetem sa ka gervisht majen e Aisbergut te historise me krom.