E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen fletët e votimit, opozita akuzon kreun e KQZ-së

Një kamion i ushtrisë është ngarkuar në magazinat e fshatit Lundër, aty ku ruhen kutitë e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, dhe më pas ka zbarkuar në vendin ku po bëhet djegie fletëve.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje që lista e votuesve të zgjedhjeve të kaluara të dërgohet në arkivin e shtetit.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Partisë Socialiste, e cila akuzon qeverinë dhe kreun e KQZ-së, Arben Ristani, se nëpërmjet djegies së fletëve po synojnë të zhdukin provat për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputetja Vasilika Hysi deklaroi sot se Ristani është vendosur në shërbim të qeverisë, duke shkelur ligjin. "Dëshirojmë ta paralajmërojmë ushtarin e mirë Ristani se kompetencat e tij nuk përcaktohen nga urdhrat e Sali Berishës, por nga ligjet e këtij vendi dhe nga kodi elektoral", theksoi deputetja e opozitës.

Sipas Vasilika Hysit, djegia e fletëve të votimit është një veprim që përshkallëzon krizën politike, përgjegjësinë për të cilin sipas saj e ka kryeministri Sali Berisha dhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani. /start/

                                                                                             2011-01-08 15:57
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›