HEC-et, socialistët akuzojnë sërish ministrin Ruli

Deputetja socialiste Ermonela Felaj deklaroi gjatë një konference për shtyp, se Ruli ka prishur në favor të interesave personale tenderat për dhënien e koncesioneve.
“Ruli të përgjigjet për koncesionet e hidrocentraleve në pellgun Bëncë-Prognat. Të tregojë kush e ka marrë të drejtën e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve. Të tregojë pse janë prishur garat për dhënien e koncesioneve. Por, Ruli nuk përgjigjet pasi zbardhja e kësaj çështjeje do ta çonte para drejtësisë”, ka pohuar Felaj.
Ajo ka premtuar se së shpejti do të publikohen faktet që vërtetojnë shkeljet e kryera nga ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli.
2011-01-08 13:50
[