E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti Meidani: Mbështes çdo lëvizjeje reformuese

Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani, i pranishëm në bashkëbisedimin e deputetit Arben Malaj me studentë të Universitetit Europian të Tiranës, dha vlerësimin e tij të shkurtër në përfundim të takimit. “Unë mbështes çdo lëvizje për reformim institucional dhe në mënyrë të veçantë çdo lëvizje ku ndërtohet diversiteti nëpërmjet solidaritetit dhe po ashtu qeverisja realizohet përmes kolegjialitetit dhe jo unit të individit apo komandës së individit”, u shpreh zoti Meidani. I pyetur nëse shikon një paralelizëm mes kësaj lëvizjeje të zotit Malaj dhe asaj të vitit 2009 e pagëzuar si “Lëvizje për Mendimin Ndryshe”, Meidani theksoi se “unë nuk po flas për një lëvizje apo për një lëvizje tjetër, por për disa parime demokratike, të cilat ka nevojë jo vetëm jeta partiake shqiptare, por edhe jeta institucionale shqiptare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›